Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime dhe PBB më e lartë
Mirëmbrëma nga Dyseldorfi.
Sot në Bon patëm një agjendë vërtet të suksesshme dhe, do të thosha, mjaft dinamike. Ditën e nisëm me takime në kompaninë Deutsche Telekom, e cila prej disa dekadash është e pranishme edhe te ne, në tregun maqedonas.
Ajo për të cilën biseduam sot me drejtorin kryesor të Deutsche Telekom janë investimet e tyre të mundshme shtesë në Maqedoni, në tregun e telekomunikacionit, por nuk u kufizuam vetëm këtu.
Biseduam edhe për investime të mundshme të Deutsche Telekom në fusha të tjera, si shëndetësia, teknologjia inteligjente dhe industri të tjera që do të sjellin vlerë të madhe të shtuar për ekonominë e Maqedonisë dhe, në këtë mënyrë, do ta rrisin praninë e Deutsche Telekom në Maqedoni, por edhe në rajon.
Më pas, gjatë ditës, në kuadër të vizitës sonë në Bon, zhvilluam takime me Odën Ekonomike Gjermane dhe përfaqësuesit e saj.
Të pranishme ishin shumë kompani që kanë investime në Maqedoni, por edhe kompani të cilat kanë ambicie të investojnë në Maqedoni.
Biseduam për përvojat e tyre të deritanishme, për mënyrat se si t’i bëjmë investimet e tyre më të suksesshme, por njëkohësisht folëm edhe për rritjen e investimeve dhe kapaciteteve të tyre, gjë që do të rriste edhe prodhimin e brendshëm bruto të ekonomisë maqedonase.
Në përgjithësi, një ditë vërtet e suksesshme këtu në Gjermani, në Bon, dhe gjithçka për të cilën biseduam sot, natyrisht, do të sjellë vlerë të shtuar për cilësinë e jetës në Maqedoni dhe të qytetarëve të saj. Përshëndetje të përzemërta nga Dyseldorfi dhe nesër vazhdojmë vizitën tonë në Gjermani.