Sot në mëngjes, pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, është gjetur trupi i pajetë i Lirim Hajredinit. Hajredini për më shumë se 16 vjet ishte drejtor operativ i televizionit Alsat.
Policia kishte siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit i është nënshtruar obduksionit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Redaksia e Tetovasot i shpreh ngushëllime të sinqerta kolegëve të televizionit Alsat-M, si dhe familjes Hajredini.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume