Gjyshi i tenistit serb Novak Gjokoviq, Zdenko Zhagar, ka deklaruar se identiteti i tij kombëtar është kroat dhe se gjatë jetës së tij nuk është identifikuar asnjëherë si serb.

Siç transmeton Koha News, Zhagar, i lindur në Vinkovc të Kroacisë dhe babai i nënës së Gjokoviqit, Dijanas, ka rrëfyer se ai dhe ish-bashkëshortja e tij ishin oficerë që kishin ardhur në Beograd për shërbim, ku më vonë u martuan dhe krijuan familjen.

“Unë për nga kombësia jam kroat dhe kam lindur në Vinkovc. Gjithmonë kam thënë se jam jugosllav ose kroat, por serb nuk kam qenë kurrë”, ka deklaruar Zhagar në një intervistë për mediat serbe.

Ai ka treguar se vajza e tij Dijana ka lindur në Beograd dhe është rritur atje, ndërsa familja e tij ka lidhje me Vinkovcin.

Novak Gjokoviq, një nga tenistët më të suksesshëm në histori, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për arritjet sportive, por edhe për shkak të interesimit të madh publik rreth familjes së tij dhe prejardhjes së saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume