Tetovë – Dy persona janë arrestuar pas një sulmi fizik të ndodhur në fshatin Radiovcë të Komunës së Bërvenicës.

Sipas policisë, më 23 shtator 2026, në orën 15:25, zyrtarët e Stacionit Policor të Zherovjanit arrestuan E.N. (25) dhe N.N. (28), të dy nga fshati Tenovë, pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një banor të Tenovës, duke përdorur edhe sende metalike.

Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume