Tetovë – Një 20-vjeçar nga fshati Rogël i Tetovës është arrestuar pasi policia i gjeti dhe konfiskoi marihuanë gjatë një kontrolli në rrugën “Ilinden”.
Sipas SPB Tetovë, më 23 shtator 2026, rreth orës 16:10, zyrtarët policorë privuan nga liria R.A. (20), i cili u shoqërua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS