Chelsea vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për situatën e tij financiare.

Që nga ardhja e pronarëve të rinj në vitin 2022, klubi londinez e ka regjistruar një deficit prej më shumë se 1 miliard eurosh në tregun e transferimeve, duke investuar shuma marramendëse pa i arritur rezultatet e pritura në fushë.

Sipas analizave financiare, “Blutë” kanë shpenzuar afro 2 miliardë euro për afrime gjatë epokës Todd Boehly, ndërsa bilanci i transferimeve mbetet thellësisht negativ.

Pavarësisht këtyre investimeve, skuadra ka fituar vetëm pak trofe dhe ka ndërruar vazhdimisht trajnerë.

Raportimet theksojnë se rreziku më i madh për klubin do të ishte një tjetër sezon pa kualifikim në garat evropiane.

Mungesa e të ardhurave nga UEFA do t’i rëndonte ndjeshëm financat e klubit, duke e bërë edhe më të vështirë respektimin e rregullave të qëndrueshmërisë financiare.

Edhe pse Chelsea vazhdon të mbështetet nga pronarët e tij dhe nuk e rrezikon falimentimin e menjëhershëm, ekspertët financiarë paralajmërojnë se modeli aktual i shpenzimeve nuk është i qëndrueshëm nëse rezultatet sportive nuk përmirësohen dhe klubi nuk rikthehet rregullisht në kompeticionet evropiane.

Në katër vitet e fundit, Chelsea është kthyer në simbolin e një politike agresive në tregun e futbollit, por edhe të një periudhe me pak sukses sportiv krahasuar me investimet gjigante të bëra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume