Menduh Thaçi: Demonstratat e vitit ’81 ndryshuan historinë, organizatorët meritojnë vlerësimin për zgjimin kombëtar shqiptar

Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), është mysafiri i parë i “Pressing One”.

Ai ka folur për demonstratat e vitit 1981, duke thënë se organizatorët dhe pjesëmarrësit janë më meritorët për zgjimin kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi.

Thaçi ka folur për rëndësinë e madhe që patën ato ngjarje në vijimin e zhvillimeve që çuan edhe në çlirimin e Kosovës.

“Unë vazhdoj të mendoj që viti 81, njerëzit të cilët e kanë organizu ndoshta janë më meritorët të zgjimit kombëtar shqiptar të ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume