Barcelona ka marrë një përgjigje negative për ankesën e bërë ndaj kartonit të kuq të Fermín Lópezit, pasi organet disiplinore kanë vendosur zyrtarisht ta refuzojnë kërkesën e klubit katalunas për anulimin e këtij vendimi.

Kjo do të thotë se mesfushori spanjoll do të duhet ta vuajë dënimin dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, ndaj Atlético Madridit dhe Deportivo La Corunas.

Klubi katalunas kishte shpresuar që përmes ankesës ta fitonte në dispozicion një prej futbollistëve të rëndësishëm të repartit të mesfushës, por vendimi përfundimtar nuk ndryshoi.

Mungesa e Fermín Lópezit paraqet një problem shtesë për Flickun, i cili duhet të gjejë alternativa për këto dy përballje, në një periudhë ku Barcelona synon të vazhdojë me rezultate pozitive në garat vendore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume