Pas një mungese të gjatë nga skena publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e 28 Nëntorit në Shkup (VIDEO)
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas një periudhe të gjatë mungese nga paraqitjet publike.
Zaev mori pjesë në pritjen festive të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, njofton TS.
Paraqitja e tij në këtë aktivitet diplomatik nuk kaloi pa u vënë re, duke rikthyer vëmendjen te ish-kryeministri, i cili prej një kohe të gjatë ka qëndruar larg aktiviteteve publike.