Gostivar – Një 46-vjeçar nga fshati Debresh është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 18:30 në fshatin Debresh.
Policia ka bërë të ditur se zyrtari policor ishte duke kryer detyrën zyrtare kur është sulmuar fizikisht nga S.T. (46).
Pas raportimit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe e kanë privuar nga liria 46-vjeçarin.
Ai është ndaluar për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.