Arkeologu i njohur shqiptar, Neritan Ceka, ka deklaruar në “Dekalog” me Ronald Qaflokun se Vojsava, nëna e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kishte prejardhje nga një familje ortodokse shqiptare nga territori i Maqedonisë së Veriut të sotme.

Sipas Cekës, familja e saj ishte një familje fisnike shqiptare nga zona e Tetovës ose Gostivarit. Pikërisht prej kësaj dere fisnike vinte Vojsava, e cila më pas u martua me Gjon Kastriotin, babain e Skënderbeut.

Ceka kundërshton kështu pretendimet për prejardhjen sllave të Vojsavës, duke argumentuar se ajo i përkiste një familjeje shqiptare të krishterë ortodokse të kësaj treve

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume