Problemet që lidhen me ruajtjen e burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit dhe
drejtësinë sociale në të gjitha nivelet dhe fushat përkatëse të jetës mbeten në margjina.
Sigurisht, ato kontribuojnë shumë në ata shtete,ku mediat kontrolohen nga pushteti,
pronarët e të cilave duan fitim të shpejtë dhe mbështesin diletantizmin,papërgjegjësinë
dhe sensacionalizmin,duke nxitur gjithnjë e më shpesh opinionin publik, veçanërisht në
periudhën parazgjedhore.
Është mjaft e qartë se jemi urgjentë për një alternativë politike,ndryshe të jetë e lirë
nga të gjitha banalitetet, nga të cilat momentalishtë ndikohen.
Një opsion alternativ i tillë politik duhet të ketë një bazë të fortë teorike,të përbërë nga
intelektualë, sociologë, ekonomistë dhe etikistë bashkëkohorë dhe aktivë,të cilët do të
kishin forcën për t'i rezistuar korrupsionit dhe krimit të tyre që i jep popullit majën aktuale
politike. Në këtë mënyrë ata do të fitonin besimin dhe mbështetjen e publikut të gjerë.
Veprimi i opsioneve të reja politike duhet të jetë proaktiv, i bazuar në parimet e
ekologjisë sociale dhe vlerave etike sociale, me programe edukimi për zhvillim të
qëndrueshëm, me sugjerime konkrete për arritjen e drejtësisë sociale. Në një
marrëdhënie me faktorë të tjerë në shoqëri, në veçanti me ato ekonomike, alternativa
politike duhet të jetë e hapur, me aftësinë për të imponuar standarde ekologjike dhe
sociale.
Eko sistemet mbrohen në atarin e komunës,pikërishtë nga aty fillon prerja e drunjve,si
dhe ndytja ekologjike me deponi të egra. Grupet e interesit politik në aspektin ekologjik
nuk duhet të tolerohen kur e prishin ekosistemin por pëkundrazi ata pikërishtë duhet të
vihen në mbrojtjen e mjediseve natyrore pasi janë deklaruar si propagues të mbrojtjes
së natyrës edhe atje ku nuk ka vendbanime.përpjekjet e politikës globale drejtohen nga
mbrojtja e mjediseve që të mos ndodhin katastrofa klimatike.Dukuri e pahijeshme në
disa komuna janë mungesa e parqeve dhe mos hapja e hapsirave të reja të gjelbërta
ralaksuese për qytetarët,pasi e dimë se jemi futur në epokën ngarkesave të natyrave të
ndryshme po ashtu edhe në garën e akumulimit material dhe mbidozave të luksit. E
dobishme është që politika aktuale e betonizimit të hapsirave urbane të ndërpritet dhe
të zavendësohet me politikën e gjelbërt,me këtë akt do t’a shpëtojmë rininë nga
depresionet e shkaktuara nga dështimet e politikës ekologjike, dhe indirektë do t’a
ndërpresim migrimin i cili shkaktohet nga pasqyra e thyer prej mbeturinave nëpër rrugë
dhe të ambijenteve të vendbanimit.
Nexhat Bexheti