Një aksident me trotinet elektrik ka ndodhur në fshatin Çiflik të Tetovës, ku janë lënduar dy të mitur.

Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator rreth orës 15:00, në një rrugë lokale para shkollës fillore.

Dy të miturit kanë rënë gjatë ngasjes së trotinetit, ndërsa njëri ka marrë lëndime të rënda trupore dhe tjetri lëndime trupore. Ata janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume