Hysni Gucati nga OVL UÇK, në lidhje direkte për Frontal T7, ka thënë se Donika Gërvalla duhet të largohet nga pozita ministrore.

Gucati, ka shtuar se Gërvalla duhet t’i kërkojë falje opinionit për deklaratat e saja lidhur me Specialen.

‘’Unë e di që Donika Gërvalla s’ish merr me këto, e di që ajo ka deklaruar vetë që ka deponu dokumente, ne s’kemi thanë, ajo ka thënë, janë incizimet janë filmimet. Ne kemi kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që Donika të jap dorëheqje. Unë du me besu që nëse don Albini ta ecë vendin përpara, edhe çështja e tyre që janë në burg atje, është mirë që Donika vetë të largohet, dhe të kërkoj falje para popullit dhe para opinionit’’, ka thënë Gucati për T7

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume