Një 29-vjeçar nga fshati Toplicë i Gostivarit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë hyrjes në vend. Sipas policisë, ndaj tij kishte urdhër për vuajtjen e një dënimi me dy vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ai është dërguar në Burgun e Shkupit për ekzekutimin e dënimit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume