Një person nga rajoni i Pehçevës është denoncuar për kërcënime përmes rrjeteve sociale.
Në Zyrën Policore Pehçevë, një 28-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 24-vjeçare kanë raportuar se V.T. (28), ish-partneri jashtëmartesor i gruas, u ka dërguar kërcënime.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes raporton Tetovasot.