Një 46-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.M. (46), pasi gjatë një kontrolli të kryer më 4 mars 2026 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, në automjetin e tij Ford Focus u gjet dhe u sekuestrua kokainë.
Rasti po trajtohet si vepër penale për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike.TS