Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për emisionin “Nën thjerrë” në TV Alfa tha se marrëdhëniet me partnerët evropianë duhen pare racionalisht dhe pa emocione, duke shtuar se kushtet me të cilat sot përballet Maqedonia kanë qenë pranuar nga qeveria e mëparshme.

Të jemi realë, mënjanë ndjenjat dhe emocionet, kjo është megjithatë botë serioze dhe aty duhet të lihen emocionet anash dhe të shohim racionalen çfarë thotë? Nuk mund të pajtohem kur themi kërkesa jologjike, sepse ndonjë qeveri e mëparshme maqedonase ato të ashtuquajtura kërkesa jologjike i ka pranuar, i ka vendosur marrëveshje. Dhe e njëjta që i ka pranuar, sot del në publik dhe thotë gënjeshtra, konstruksione, duke e akuzuar qeverinë e sotme, nuk e di thotë do ta kthenim emrin, mbiemrin, do të bënim nuk e di çfarë, nuk e di si. E nuk sheh se e njëjta parti politike jo vetëm që e grabiti Maqedoninë, jo vetëm që e poshtëroi por krejtësisht e betonoi këtë proces të cilin ne tani me gjithë forcë po mundohemi disi ta zhbllokojmë. Më besoni, nuk është proces i thjeshtë. Sepse nga ana tjetër, kushtimisht thënë, kemi kundërshtar shumë më të madh e më të fuqishëm dhe është brenda. Dhe ka marrëveshje që qeveria maqedonase e ka pranuar. Dhe kur i luteshim kur ishim në opozitë nuk na dëgjuan,” tha Mickoski.

Ne duhet të luftojmë që ajo që është gabuar hap pas hapi ta kthejmë. Detyra e kësaj gjenerate është të bëjë një hap a dy me atë që do të rikthejë pjesë të asaj që gjenerata e mëparshme e ka harruar, përkatësisht e ka shitur. Pas nesh ata që do të vijnë duhet të luftojnë për dy hapa të tjerë, ky është proces që do të zgjasë. Nuk duhet as ne, as qytetarët t’i akuzojnë njerëzit nga Brukseli, ata përpiqen, duan, e dinë që na është bërë padrejtësi, ndiejnë me ne etj., por përfundon me fjalinë ju vetë e keni pranuar, ndonjë qeveri juaj ka vënë nënshkrim mbi këtë,” theksoi Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume