Tetovasot – Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar nëntë shoferë për veprën penale “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”.
Mes tyre janë edhe A.Sh. (18) nga Tetova dhe një 17-vjeçar nga Bërvenica, i cili shkaktoi aksident me dëme materiale duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzime penale. Tetovasot