Vjeshta sapo ka nisur, por temperaturat e mëngjesit në Maqedoninë e Veriut kanë zbritur tashmë nën zero. Në Berovë janë matur -2°C, ndërsa në Kodrën e Diellit 0°C.

Mëngjesi më i ngrohtë është regjistruar në Gjevgjeli me 12°C, ndërsa në Shkup temperatura ishte 7°C.

Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 25°C.

Në Shkup pritet mot me diell, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 23°C.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume