Klekovski në hapjen e Kongresit të 12-të Botëror Mjekësor Turk: Sfidat globale shëndetësore kërkojnë përgjigje të përbashkëta
Stamboll, 30 tetor 2026
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 12-të Botëror Mjekësor Turk, i cili po mbahet në Stamboll.
Kongresi organizohet nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë dhe Instituti i Shëndetësisë i Turqisë, nën moton: „Shëndetësia inovative: sisteme shëndetësore rezistente ndaj kërcënimeve globale shëndetësore“.
Në ceremoninë e hapjes, përveç ministrit turk të Shëndetësisë, prof. dr. Kemal Memishoglu, fjalime mbajtën edhe ministra të shëndetësisë nga disa vende, ndër të cilat Malta, Bosnja dhe Hercegovina, Kirgistani dhe vende të tjera.
Në fjalimin e tij, ministri Klekovski i përcolli popullit turk urimet me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, duke i dëshiruar paqe dhe mirëqenie.
Sfidat globale shëndetësore kërkojnë përgjigje të përbashkëta. Prandaj, Maqedonia mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët që ndajnë vizionin për sisteme shëndetësore moderne, inovative dhe rezistente“, theksoi Klekovski.
Transformimi digjital i shëndetësisë është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin Turqia ka përvojë të konsiderueshme.
Ministri Klekovski theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, duke nënvizuar: „Republika e Turqisë është për ne një mike e sinqertë dhe shumëvjeçare, si dhe një partnere e rëndësishme“.
Ai vuri në dukje se Turqia ka ndërtuar kapacitete të konsiderueshme në prodhimin e barnave, vaksinave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe në fushën e teknologjive shëndetësore. Sipas tij, ekzistojnë mundësi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë digjitale, kërkimit shkencor, inovacionit dhe transferimit të teknologjive.
Në kuadër të vizitës, ministri Klekovski do të zhvillojë disa takime dypalëshe, përfshirë edhe një takim me ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Kemal Memishoglu.




