Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po merr pjesë në Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, e organizuar nën patronazhin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në kuadër të aktivitetit të parë të konferencës, Gashi mori pjesë në pritjen zyrtare për kryetarët e parlamenteve, ku shkëmbeu mendime me homologë dhe përfaqësues të politikës europiane.

“Në Romë, në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve, të organizuar nën patronazhin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, mora pjesë në pritjen zyrtare për kryetarët e parlamenteve, e cila shënoi aktivitetin e parë të këtij forumi të rëndësishëm europian.

Së bashku me figura të rëndësishme të politikës europiane, pata mundësinë të takohem dhe të shkëmbej mendime me shumë homologë, duke riafirmuar rëndësinë e dialogut politik, bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Në këtë konferencë na presin dy ditë intensive diskutimesh; një hapësirë për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve, për të ndarë praktika të mira dhe për të avancuar angazhimin tonë të përbashkët në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerave europiane”, ka shkruar Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume