Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Argjentinës në paraqitjen e tij të 208-të me fanellën “Albiceleste”, por numri 10 që ai e ka bërë legjendar nuk mund të pensionohet zyrtarisht.
Messi është rekordmeni i Argjentinës për paraqitje dhe gola, me 126 gola ndërkombëtarë. Ai e udhëhoqi kombëtaren drejt triumfeve në Copa América në vitin 2021 dhe 2024, si dhe drejt titullit të Kupës së Botës në vitin 2022.
Pavarësisht statusit të tij, rregullat e FIFA-s e bëjnë praktikisht të pamundur pensionimin e numrit 10 në turnetë zyrtarë.
Sipas The Athletic, në garat e FIFA-s dhe konfederatave, kombëtaret duhet t’u caktojnë lojtarëve numra të njëpasnjëshëm në listën e skuadrës. Në Kupën e Botës 2026, për shembull, skuadrat kishin nga 26 lojtarë dhe numrat duhej të ishin nga 1 deri në 26.
Argjentina e kishte provuar një gjë të tillë edhe më herët me Diego Maradonën. Federata argjentinase kishte kërkuar që numri 10 të pensionohej përpara Botërorit 2002, por FIFA e kishte refuzuar kërkesën. Si pasojë, fanellën me numrin 10 e kishte veshur Ariel Ortega.
Megjithatë, ekziston një mundësi për ta mbajtur numrin 10 larg fushës: Argjentina mund të mos ia japë askujt këtë numër në ndeshjet miqësore, ku rregullat janë më fleksibile.
Kështu, edhe pse Messi po largohet nga kombëtarja, fanella me numrin 10 do të vazhdojë të jetë pjesë e Argjentinës në ndeshjet zyrtare.