Një 27-vjeçar nga Tetova është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Reçicë të Vogël.
Siç mëson Tetovasot, gjatë kontrollit të realizuar nga zyrtarët e SPB Tetovë, tek J.I. (27) është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurat përkatëse ligjore.