Policia e Gostivarit ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji në territorin e Gostivarit, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, më 29.10.2026, rreth orës 09:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është privuar nga liria G.K. (38) nga Banjica e Poshtme.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume