——Kur vendi u përballë më kriza të gjata e të ngjeshura politike dhe institucionale, dhe bota po përballët më luftëra , njeriu disi mendon së çfarë politikan kishim-Ibrahim Rugova dhe çfarë I kemi sot…?
Skënder MULLIQI
Qe një politikan të jetë I formatit të lartë, e që ne nuk I kemi për fat të keq, pos që angazhohet politikisht, duhet të cilësohet si njeri, si është dukja e tij , si fletë , çfarë kualifikimi ka, dhe çfarë përshtypje lën kur ai paraqitët para njerëzve të tjerë.Kjo na kujton Ibrahim Rugovën.Dhe, pas tij po thuaj askënd sot në politikën aktuale.Politika si profesion serioz kërkon njerëz më dije , stil dhe autoritar.Këto tipare I kishte Rugova.Ai kishte elegancë , I shkolluar, markant , kishte gjithqka që posedon një njeri serioz.Rugova kishte gjithqka çka mund të mësohej , siguri, intelegjencë dhe karizëm përsonale.Ishte I qetë por I fuqishëm në veprime dhe qendrime të pa lekundura për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.Ishte ideolog I pashoq dhe I pa krahasueshem.Rugova ishte njeriu më I rëndësishem I Kosovës, para luftës dhe pas saj.Ai bëri shumë në aspektin diplomatic duke u takuar më burrshtetasit më me peshë të botës demokratike.Shekulli 20 ishte shekulli I Rugovës.Kur sot kujtojmë figurën e madhe të Rugovës, kuptojmë së çfarë rangu I intelektualit dhe politikanit duhet të jetë një njeri.Biografia e Rugovës është ndërtuar më decenie më radhë.Kur analizojmë biografinë e Rugovës si përsonalitet I rangut të lartë, dhe bëjmë krahasimin më njerëzit e kësaj skene politike, sigurishtë së një njeri I formatit të tij, shumë po na mungon.Po na mungojnë njerëzit e politikës të shkolluar për këtë profesion .Po na mungojnë njerëz më peshë intelektuale , më kulturë përsonale , qendrim , aftësi për të komunikuar më njerëz të të gjitha kategorive.Këta njerëz actual të politikës I mbyti megalomania , janë pa ndonjë identitet përsonal.Nuk po kemi njerëz të formatit të lartë diplomatic.Nuk po kemi ndonjë përsonalitet I cili edhe kur heshtë është interesant.Na mbytën sharlatanet politikë.Na mbyten njerëzit e pa dinjitet, njerëzit të cilët janë lakmitarë vetëm për pushtet dhe para.Jemi në një epokë kur Kosovës I nevoten njerëz të formatit të lartë.Na nevoiten njerëz të cilët nuk harrojnë nga kan ardhur.Na mungojnë njerëzit të cilët mund të ulën në Vashington,Bruksel, Romë apo Pariz, dhe të cilët kan një karakter të vetin dhe një stil për të hyrë në hapësirë, por jo në hapësirë të zbrazët…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume