Tre persona nga Ohri janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kryer një vjedhje të rëndë në një autokamp në Ohër, mëson Tetovasot.

Sipas informacioneve të policisë, më 25 tetor 2026, rreth orës 13:45, në afërsi të një autokampi në Ohër, policia ka privuar nga liria N.M. (18), P.D. (30) dhe S.D. (25), të gjithë nga Ohri.

Siç bën të ditur policia, ata janë kapur menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së rëndë, ndërsa po transportonin sendet e vjedhura me dy mopedë, për të cilët nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm.

Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tre të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.