Majlinda Bregu, ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke shprehur keqardhje për trashëgiminë politike që, sipas saj, u është lënë brezave të rinj.

Në një postim në Facebook ish ministrja dhe ish-deputetja e PD shkruan se pas shumë vitesh Shqipëria vijon të përballet me të njëjtat pamje dhe përplasje, ndërsa kritikon një sistem politik që, sipas saj, ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten.

Ajo kërkon ndjesë për traumën e trashëguar, sistemin politik që e cilëson të kalbur dhe modelin e rrezikshëm që u përcillet të rinjve, sipas të cilit dhuna e ndërsjellë është zgjidhje.

Postimi i plotë:

Kush e njeh politikën nga brenda, sot duhet të ndihet edhe më keq.

Është një ndjesi e tmerrshme pafuqie të shohësh, pas kaq shumë vitesh, të njëjtat pamje, të njëjtat përplasje, të njëjtat pasoja, dhe t’u lësh brezave të rinj një vend të mbetur pezull mes dëshpërimit se vetëm dhuna i jep drejtim dhe një sistemi politik që ushqehet nga konflikti për të riprodhuar vetveten

Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, për një sistem politik të kalbur dhe për modelin e rrezikshëm që ju përcollëm, se dhuna e ndërsjellë është zgjidhje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume