Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës.

Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, kandidat i AKI-së, dhe Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE.

Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
“Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Ardhja e tyre shihet si një mobilizim i diasporës shqiptare për të marrë pjesë në votimin e nesërm në Komunën e Bërvenicës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume