Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore te rrethit të dytë për kreun e komunës së Bervenicës, ku sipas burimeve që duan të mbeten anonim thuhet se kryekomiti Micko ka kërcënar me dëbim nga koalicioni aleatët e ti,j nëse nuk i kërkojnë elektoratit vredist të votojnë për komitin Stojanče këtë të diel më 1 nëntor!
Sipas të gjitha gjasave komiti i VMRO-së Stojanče, është favorit në këtë garë për kreun e Bërvenicës, për shkak edhe te devijimit të votës shqiptare përmes pazareve të ndyra të Mickos me vredistët.
Paralajmërimi i Bilal Kasamit, se vota vrediste do të varet nga qëndrimi i DUI-t në këtë fushatë ishte një mesazh i qartë se vredistet do të votonin për komitin Stojançe dhe jo për Jahiun e AKI-së!
Ky është pazari i ndyrë i vredistëve me kryekomitin Micko, ku për hir të mbajtjes së vredistëve në qeverinë e koalicionit do të sakrifikohet Bërvenica.
Ideja e ndryshimit vredist prej dy vitesh me përfaqësimin e tyre të dobët në pushtetin qendror, u komprometua deri në palcë, ku me këtë rast për një çik pushtet devijohet vullneti politik i shqiptarëve dhe shitet Bërvenica ashtu siç u shitën vitin e kaluar Kërçova dhe Struga!
Kjo nuk është garë për të shprehur vullnetin politik të shqiptarëve në Bërvenicë, por shantazh dhe devijim dhe menjanim i votës shqiptare për shkak te pazareve politike dhe shantazhit politik, për ta kapur me çdo kusht karrigen e Bërvenicës.
Medai Shaholli