Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv me qëllim uljen e tensioneve në vend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe të standardeve demokratike.

Në mesazhin e saj, OKB nënvizon se aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Ministrja Spahiu viziton policët dhe protestuesit e lënduar te “Trauma”: Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka

Një tjetër pikë e rëndësishme e apelit është mbrojtja e së drejtës për tubim paqësor dhe e lirisë së shtypit, të cilat cilësohen si të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të garantohen.

OKB thekson gjithashtu se veprimet e forcave të rendit duhet të jenë në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërsa çdo person duhet të gëzojë garancitë për një proces të rregullt ligjor.

Apeli vjen në një klimë tensionesh në vend, ku thirrja për dialog, respektimin e lirive themelore dhe shmangien e dhunës mbetet në qendër të mesazhit të organizatës ndërkombëtare.

OKB në Shqipëri përsërisin sërish apelin për dialog konstruktiv për uljen e tensioneve. Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Përforcojmë mesazhin se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit janë të drejta themelore që duhen respektuar dhe mbrojtur.

Theksojmë gjithashtu rëndësinë e respektimit të parimit të proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit dhe të garancive për një proces të rregullt ligjor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume