Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e tyre.

Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë.

Marshimi vjen pas dy javësh protestash, të cilat në disa raste janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa protesta e sotme është zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt selisë së qeverisë.

Pavarësisht rifillimit të bisedimeve, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës! Peskov: Armëpushim? Vetëm për qëllime humanitare
Read more

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume