Punëtorët e sektorit privat edhe këtë vit kanë të drejtë në regres për pushimin vjetor, i njohur si K-15. Punëdhënësit kanë detyrim që pagesën ta realizojnë më së voni deri më 31 dhjetor. Për vitin 2026, shuma minimale e regresit është rreth 19.116 denarë, ndërsa shuma e saktë varet nga paga mesatare neto e paguar në periudhën që merret parasysh për llogaritjen.

Të drejtën për K-15 e kanë punëtorët që gjatë vitit kalendarik kanë qenë të punësuar te i njëjti punëdhënës të paktën gjashtë muaj pa ndërprerje. Regresi nuk është shumë e fiksuar paraprakisht. Sipas rregullave, ai duhet të jetë së paku 40 për qind e pagës mesatare mujore neto për punëtor në shtet, e paguar në tre muajt e fundit para muajit në të cilin bëhet pagesa. Punëdhënësi mund të paguajë edhe shumë më të lartë nëse kjo parashikohet me kontratën kolektive.

Për mospërmbushjen e detyrimit për pagesën e K-15 janë parashikuar sanksione financiare. Nëse punëtori detyrohet të kthejë regresin e paguar tashmë në para të gatshme, përveç sanksioneve të tjera, mund të vijë edhe dënim me burg deri në një vit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume