Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare në Vjenë, të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, ku pritej të takohej me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Vjenë, sipas të cilit anulimi i vizitës është kërkuar nga pala shqiptare.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e qeverisë austriake.

Në komunikatën zyrtare nuk jepen arsyet e anulimit të vizitës.

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume