Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me zëvendësministrin e Drejtësisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elvir Mahmuziç.
Në fokus të takimit ishin reformat në drejtësi, forcimi i institucioneve dhe përballimi i sfidave të përbashkëta të vendeve të rajonit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Shasivari dhe Mahmuziç shkëmbyen përvoja mbi proceset reformuese dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si instrument për ndërtimin e institucioneve më të forta dhe përshpejtimin e afrimit me standardet evropiane.
Mesazhi i takimit ishte i qartë: përvoja rajonale duhet të shndërrohet në reforma konkrete dhe institucione më të forta.