Një vajzë 17-vjeçare është sulmuar fizikisht në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, raporton Tetovasot.
Rastin e ka denoncuar gjyshja e saj 82-vjeçare, e cila ka bërë të ditur se autor i dyshuar është një person me inicialet I.A. nga Tetova.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.