Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur me shenja të dukshme dhune në shtëpinë e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe
Petrov të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 27 tetor, në orën 09:18, vajza e saj ka raportuar se e kishte gjetur nënën pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe shenjat e dhunës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa trupi është dërguar për autopsi. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Gjorçe Petrov, ku një person është gjetur i vdekur në banesën e tij me shenja dhune. Më 22 tetor, në shtëpinë e tij ishte gjetur i vdekur edhe një 62-vjeçar.

Deri më tani, nuk ka informacione nëse dy rastet kanë lidhje mes tyre

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume