Granit Xhaka do të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndërsa është konfirmuar se do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit, pavarësisht polemikave të fundit për certifikatën e falsifikuar të COVID-19.

Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi të martën se Xhaka dhe sulmuesi Breel Embolo do të jenë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin, pasi të dy munguan në katër ndeshjet e fundit për shkak të çështjeve ligjore që lidhen me certifikatat e falsifikuara.

Jemi të bindur se rikthimi në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe vendimi i duhur”, deklaroi drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami.

Vendimi për Xhakën si kapiten u mor njëzëri nga Yakin, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve.

Mesfushori 34-vjeçar ishte dënuar me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane me kusht, me periudhë prove dyvjeçare.

Zvicra i fitoi të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve pa Xhakën dhe Embolon, duke ruajtur pozitën e favorshme në grup. Rikthimi i tyre pritet ta forcojë skuadrën për dy përballjet e fundit, kundër Sllovenisë më 13 nëntor dhe Skocisë më 16 nëntor.

Yakin do ta publikojë listën për këto dy ndeshje më 5 nëntor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume