11 vjeçari nga Gostivari lëndohet në derën e shkollës, dërgohet në spital
Më datë 17.11.2026 në orën 12:36 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime një i mitur 11-vjeçar nga Gostivari. Sipas raportimit, lëndimet i ka marrë gjatë mbylljes së një dere në shkollën fillore në Gostivar, ku ai ndjek mësimet.