Një 23-vjeçar nga Tetova është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes në rrugën “Ilinden”.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë.
Tetovasot mëson se i riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.