Gjatë një interviste në emisionin “Today”, me Craig Melvin, 72-vjeçari u pyet nëse e mendon mundësinë për të nisur një lidhje të re. Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “Dashuria është gjithçka, është pjesë e personalitetit tim. A jam i hapur ndaj saj? Po.”

32 orë për të shkuar në Turqi dhe me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit, influencerja tregon arsyen
Megjithatë, aktori pranoi se vitet e fundit kanë qenë të përqendruara kryesisht te familja dhe fëmijët e tij. Pas ndarjes nga jeta të Kelly-t, ai mori përsipër të kujdesej i vetëm për dy fëmijët e tyre, Ella dhe Benjamin, të cilët në atë kohë ishin ende të vegjël.

“Për të qenë i sinqertë, kanë qenë gjashtë vite interesante, duke u kujdesur për djalin tim, i cili ishte vetëm nëntë vjeç kur ndodhi kjo, dhe për vajzën time Ella, e cila ishte edhe më e vogël”, tregoi Travolta.

Aktori i “Grease” foli gjithashtu për vështirësinë e të qenit njëkohësisht figurë atërore dhe amësore për fëmijët pas humbjes së nënës së tyre. “Kur njëri nga prindërit largohet nga jeta, ti bëhesh edhe nënë, edhe baba. E ndjeva këtë në një mënyrë shumë të fortë, por duhet të mbledhësh veten dhe të vazhdosh përpara”, u shpreh ai.

Travolta shtoi se gjendja e fëmijëve është përmirësuar gradualisht me kalimin e viteve, duke theksuar se ata po bëhen gjithnjë e më të lumtur dhe po e përballojnë më mirë humbjen.

Kelly Preston u nda nga jeta më 13 korrik 2020, në moshën 57-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo dhe John Travolta kishin tre fëmijë: Jett, i cili ndërroi jetë në moshën 16-vjeçare, Ella Bleu, 26 vjeçe, dhe Benjamin, 15 vjeç.

Çifti u njoh në vitin 1989, gjatë audicionit për filmin “The Experts”, ku luajtën së bashku. Dy vite më vonë, në vitin 1991, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke qëndruar së bashku deri në ndarjen nga jeta të aktores.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume