Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në Shkup.
Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku V.D. (65) nga Sopishta, duke drejtuar një automjet Peugeot, ka goditur A.M. (57) nga Shkupi.
I lënduari është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Klinikave “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.