Një nxënës 17-vjeçar i Shkollës së Parë Teknike në Kragujevc (Serbi) është arrestuar pasi sot në mëngjes, rreth orës 8:00, gjuajti me një pushkë të kalibrit të vogël në hollin e shkollës.

Sipas informacioneve jozyrtare, pushka ishte e babait të tij. Ai e mori armën nga shtëpia dhe erdhi me të në shkollë. Në incident u lënduan dy punëtore ndihmëse (pastruese) të shkollës – njëra me gjasë nga plumbi, ndërsa tjetra nga qelqi i thyer.

Sipas mediave serbe, pas goditjes së parë pushka u bllokua, çka parandaloi një tragjedi më të madhe. Nxënësi u panikua dhe u fsheh pas një paravani, por policia e afërt e kap dhe e arrestoi shpejt.

Drejtori i shkollës, Nemanja Joksimoviq, deklaroi se të gjithë nxënësit e lanë ndërtesën në mënyrë të sigurt dhe se e lënduara nuk është në rrezik jete. Ai shtoi se me nxënësin nuk kishte pasur probleme të mëparshme.

Policia po kryen hetime për të gjitha rrethanat e incidentit, përfshirë edhe se si i mituri arriti të merrte armën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume