Senatori i sapozgjedhur amerikan Abdul El-Sayed pati një debat të ashpër me një gazetar të Sky News në prag të fitores së tij në zgjedhjet e Senatit në Michigan. Një video e debatit të tyre u bë shpejt virale në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime.

El-Sayed, një demokrat që mundi republikanin Mike Rogers në zgjedhje, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të korrespondentit të Sky News nga Amerika, James Matthews, duke i thënë atij se nuk ishte i interesuar për pyetjet e gazetarëve britanikë sepse shikuesit e tyre nuk votojnë në zgjedhjet amerikane.

“A jeni votues i regjistruar në Michigan? A keni të drejtë të votoni këtu” e pyeti El-Sayed gazetarin, i cili u përgjigj se nuk e kishte.

“Atëherë, pse do të doja të flisja me ty? Më shpjego pse do të doja të flisja me ty”, vazhdoi politikani.

Kur Matthews u përgjigj se ishte gazetar, El-Sayed iu kundërpërgjigj: “Ju jeni gazetar nga Mbretëria e Bashkuar. A e dini sa vota dua të marr në Mbretërinë e Bashkuar? Zero. Unë kurrë nuk do të kandidoj për asnjë post në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që nuk më intereson se çfarë mendoni ose çfarë pyetjesh bëni”?

Matthews u përpoq të shpjegonte se zgjedhjet amerikane ishin të rëndësishme për të gjithë botën, por El-Sayed e ndërpreu. “Po, dhe ku ndodheni? Në cilin vend ndodheni”? pyeti ai.

Gazetari shpjegoi se punon në SHBA dhe se Sky News raporton për një audiencë ndërkombëtare. “Sky News nuk ndiqet në Shtetet e Bashkuara. Ai ndiqet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar”, u kundërpërgjigj El-Sayed.

Kur Matthews e kundërshtoi, politikani shtoi me tallje: “Ndoshta janë pesë veta që po e shikojnë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume