Më 01.11.2026 në orën 13:50 në fshatin Çiflik, punonjësit policorë të Stacionit Policor Grupçin privuan nga liria personin F.D. (21) nga fshati Çiflik për shkak të dyshimit se është përpjekur të kryejë vjedhje në një shtëpi në fshat. Po ashtu, ai ishte raportuar edhe nga H.M. (26) nga fshati Lërcë, i punësuar në një objekt gastronomik në fshatin Çiflik, se rreth orës 10:00 në objekt e ka sulmuar fizikisht, ndaj të cilit H.M. i është kundërpërgjigjur. Po merren masa për zbardhjen e rasteve, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume