Një 51-vjeçar nga fshati Begnishtë i Kavadarit është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij janë gjetur armë gjuetie dhe municion pa dokumentacion përkatës informon Tetovasot.

Sipas njoftimit të policisë, më 17 nëntor 2026, rreth orës 09:40, efektivët e SPB Kavadar kanë privuar nga liria personin me inicialet C.D. (51). Gjatë bastisjes, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë sekuestruar një karabinë gjuetie me dylbi optike dhe pesë fishekë, një karabinë tjetër me katër fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë, 14 fishekë gjuetie dhe gjashtë plumba, të gjitha pa dokumentacionin e nevojshëm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume