SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik dhe dy personave nga Ohri për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.
Sipas MPB-së, gjatë viteve 2025 dhe 2026 dyshohet se janë hartuar kontrata fiktive për ndërmjetësim në shitjen e automjeteve, duke përdorur të dhënat personale të një personi që nuk ishte i punësuar në kompani, për të krijuar një pasqyrë të rreme të transaksioneve.
Pas hetimeve, rasti është proceduar në organet kompetente, raporton Tetovasot.