Një 56-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pas një denoncimi për dhunë në familje.
Sipas MPB-së, ai dyshohet se në banesën e tij në rajonin e Bit Pazarit kishte kërcënuar dy djemtë me një send të mprehtë dhe kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë.
Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.