Biznesmeni Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë së ndërtimit „Nastel“, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, por ende nuk dihet shkaku i sulmit dhe nëse Azmanovi ka pësuar lëndime.
Azmanovi e ka denoncuar rastin në polici, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
„Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm – Departamenti për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Gj.Sh. (61) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale: ‘Dhunë’ dhe ‘Rrezikim i sigurisë’, sipas neneve 386 dhe 144 të Kodit Penal.
Më konkretisht, më 6 nëntor 2026, në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht Z.A. (67) nga Shkupi dhe ka drejtuar kërcënime ndaj tij dhe avokates së tij“, njoftoi MPB-ja.
Ndërkohë, sot Gjykata Penale ia ka marrë pasaportën personit të dyshuar për sulmin ndaj Azmanovit, i ka shqiptuar masë ndalimi për t’iu afruar Azmanovit, si dhe detyrim për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë.