Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, më 18 dhe
19 nëntor do të marrë pjesë në Takimin e Shtatë të Partneritetit për Bashkëpunim
Transatlantik në Energjetikë (P-TEC), i cili do të mbahet në Varshavë të Polonisë.
Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, është një platformë e
rëndësishme për dialog dhe shkëmbim përvojash mes zyrtarëve të lartë qeveritarë,
institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të sektorit energjetik nga Evropa dhe
SHBA-ja. Ndër pjesëmarrësit janë sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright,
kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dhe ministri polak i Energjisë, Miłosz Motyka.
Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë si paneliste në sesionin kushtuar forcimit të
sigurisë energjetike evropiane, qëndrueshmërisë së infrastrukturës kritike dhe
diversifikimit të furnizimit me energji.
Forumi është një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e qëndrimeve dhe
përvojave, avancimin e bashkëpunimit energjetik dhe krijimin e mundësive për
partneritete të reja mes Evropës dhe SHBA-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume